Masat e reja në Kosovë / Hiqet ora policore, zgjatet orari për bizneset, studentët kthehen në universitet

11/02/2021 2:00 PM 0 komente

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-Covid. Është hequr ora policore, nuk do të ketë kufizime të lëvizjes. Studentët do të mbajnë ligjërata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset në zonë të kuqe, do të lejohen të punojnë deri në orën 22:00

 

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, u shpreh se kanë propozuar që të hiqet ora policore për komunat në zonë të kuqe.

“Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes. Studentët po ashtu do të mbajnë ligjërata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe, do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”.

Në komunat me rrezik të ulët, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Transporti publik do të lejohet të punojë duke shfrytëzuar 50% të kapaciteteve.

Të komunat me rrezik të mesëm, operatorët po ashtu do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00; shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

Në komunat me rrezik të lartë, po ashtu operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

Nga sot, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve deri në 40% të sipërfaqes së kapaciteteve të shfrytëzimit. Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike do të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

Po ashtu veprimtaria e çerdheve publike e private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojtën nga përhapja e COVID-19. Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me koronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of