Sot pasdite do të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Kryeministrin së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar rreth situatës me COVID-19, si dhe për çështje tjera sa u përket masave.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot do të takohen me Këshillin e Kryetarëve të Komunave për të diskutuar rreth situatës së COVID-19. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, u shpreh se sot pasdite, do të merret ndonjë vendim për masat e reja.
“Sot pasdite do të mbahet takimi Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, dhe me ministrin e Shëndetësisë, z.Armend Zemaj për të diskutuar rreth situatës me COVID-19, si dhe për çështje tjera sa u përket masave rreth COVID 19”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një ditë më parë, duke folur për gjendjen e COVID-19 në Kosovë, ka thënë se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%, dhe shtoi se do ta monitorojnë situatën dhe mbikëqyrin zbatimin e masave.
Sipas tij, institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Ndërsa, ka njoftuar se po përgatisin skenarët për masat e nevojshme për festat e fund vitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve. Në Kosovë të dielën janë regjistruar edhe 12 viktima nga COVID-19.
Në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se nga testimi i 1.314 mostrave, janë konfirmuar edhe 462 raste të të infektuarve me koronavirus. Aktualisht raste aktive janë 11.782, ndërsa të shëruar nga COVID-19 janë raportuar edhe 536 pacientë.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.580 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.198 kanë vdekur ndërsa 33.600 janë shëruar.
Të dielën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se, në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%.
“Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve”.
Institucionet e vendit, sipas tij, janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.