Masat kundër COVID-19, Edhe Britania zgjohet e izoluar

24/03/2020 10:55 AM 0 komente

Edhe Britania është zgjuar e izoluar mengjesin e kësaj të marte, pasi kryeministri Boris Johnson vendosi që njerëzit duhet të qendrojnë në shtëpi, dyqanet duhet të mbyllen dhe ndalohen tubimet shoqërore, si masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Po ashtu palestrat, institucionet fetare, ngjarjet shoqërore, si dasmat do të shtyhen.

Kryeministri britanik rënditi katër arsyet për të cilat njerëzit mund të dalin nga shtëpia, siç janë: blerja e produkteve jetësore; ushtrime fizike individuale vetëm një herë në ditë; shërbime mjekësore, si dhe të shkuarit në punë kur është absolutisht thelbësore.

Kufizimet erdhën pasi numri i të vdekurve nga virusi shkoi në 335 persona, si dhe për t’ia bërë me të lehtë punën Shërbimit Kombëtar të Shendetit. Masat priten të zgjasin së paku tre javë.

Kryeministri britanik kishte refuzuar më herët të bllokonte vendin, duke dhënë vetëm këshilla qytetarëve të saj, por ato ishën injoruar gjerëzisht nga njerëzit që shkonin në parqe apo sallone bukurie. Njerëzit që thyejnë kufizimet do të gjobiten.

“Policia do të patrullojë në rrugë dhe do të gjobisë të gjithë ata persona e drejtues mjetesh që thyejnë këto masa”, tha Johnson në një deklaratë të jashtëzakonshme televizive të hënën në mbrëmje./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of