Masat, Rama: Edhe strukturat private spitalore në dispozicion, moszbatimi i urdhrit dënohet me gjobë

15/03/2020 11:02 AM 0 komente

Edhe strukturat spitalore private do të jenë në dispozicion për të luftuar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë, moszbatimi i të clilit dënohet me gjobë.

“Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës

Ndër të tjera:

  • Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga Covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
  • Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit”, shkruan kryeministri Rama.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of