Masterplani për Alpet gati në 2017-ën

03/03/2016 9:24 AM 0 komente

Gjatë vitit 2015 zona e Alpeve në Shqipëri ka qenë ndër më të vizituarat nga turistët e huaj, kryesisht ata të Europës Lindore. Për të rritur aksesin në këtë zonë, por edhe për tëpërmirësuar zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me pjesën tjetër të vendit qeveria ka parashikuar hartimin enjë masterplani. Ai është konceptuar si faza e parë e një projekti zhvillimi që do të financohet nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB).

Përgatitja e Masterplanit bëhet e mundur nga një grant i instrumentit financiar të investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF). Në qendër të tij do të jetë vlerësimi i potencialit turistik të zonës së Alpeve dhe identifikimi i ndërhyrjeve të nevojshme në Aktualisht ka përfunduar vlerësimi teknik për kompaninë konsulente ndërkombëtare, e cila do të hartojë masterplanin e Alpeve dhe i është derguar për miratim donatorit.

Financimi parashikohet të përfundojë në harkun kohor të 18 muajve. Deri tani janë disbursuar rreth 200 mijë dollarë.
Gjithashtu ka nisur rehabilitimi i rrugës që lidh Tamarën me Vermoshin, 30 km e gjatë dhe që do të lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Ndërkaq, investimet që kanë nisur me shtrimin e rrugës automobilistike dhe hapjen e një pike kufitare me Malin e Zi, si dhe rikonstruksionin e qendrës Tamarë, synojnë t’i japin nxitje projekteve artizanale të zonës dhe traditës unike alpine, që janë një tjetër ndikim në zhvillimin e zonës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of