Mbahet ankandi 20 milionësh i letrave me vlerë

07/06/2021 1:52 PM 0 komente

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 qershor 2021 do të mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of