UNICEF-i, programi në Kosovë bëri të ditur se sapo kanë arritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19. Duke llogaritur edhe 24 mijë doza të AstraZenecas që Kosova ka pranuar më parë, në total nga kjo vaksinë janë 62.400 doza.
Edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca kanë arritur sot në Kosovë në kuadër të aleancës COVAX.
UNICEF-i, programi në Kosovë bëri të ditur se sapo kanë arritur doza e vaksinës.
Në njoftim thuhet se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të hënën, duke llogaritur edhe 24 mijë doza të AstraZenecas që Kosova ka pranuar më parë, në total nga kjo vaksinë janë 62.400 doza.
Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga e mërkura fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.
“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.
Orari i vaksinimit kundër COVID-19:
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
E premte, 14 maj: (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF
E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF.
Kosova ka marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca – 24,000 sosh – në fund të marsit, përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.
BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax.
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit dhe çdo dozë e siguruar deri më tash është donacion ose nga BE-ja, ose nga OBSH-ja.
Të martën, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arriti në 106,538, i viktimave në 2,213 dhe i të shëruarve në 98,223.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.