Landfillet pritet të jenë destinacioni i fundit për mbetjet. Duke ndjekur orientimin europian për menaxhimin e mbetjeve, edhe në vendin tonë pritet të marrë prioritet riciklimi dhe jo gropsja e tyre. Në një konferencë të zhvilluar sot, Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka theksuar se, këtë rrugë do të ndjekë edhe Shqipëria dhe “duhet të nisin investimet konkrete për vijuar praktikat europiane”.
Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e bashkive dhe komunave dhe ministri ka kërkuar bashkëpunimin e pushtetit lokal me shoqërine civile dhe qytetarë për të ngritur infrastrukturën që kjo të futet në rrugën e duhur.
Në kundërpërgjigje ndaj ambientalistëve dhe debateve mbi importin e mbetjeve të riciklueshme, ministri ka theksuar se ligji për mbetjet është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian. Madje, sipas tij, “Shqipëria ka vendosur kritere më të rrepta zbatimi”.
Aktualisht në vend është vetëm një kompani që importon mbetje plastike, ndërkohë që katër të tjera importojnë skrap, i cili konsiderohet 95% i pastër pa efekte në mjedis.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.