Ka përfunduar afati i aplikimit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët 2021, me mbi 13 mijë aplikime online në platformën e-Albania.
“Mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania për të qenë fitues të një prej 9 financimeve direkte të qeverisë në mbështetje të fermerëve në bujqësi e blegtori!”, shkruan Karçanaj teksa bën edhe një krahasim shifrash me vitet e kaluara.
Skema mbështetëse për fermerët 2021 u shtri në të gjithë vendin, në datat 24 mars deri më 15 prill, e dyta me në fokus fermerët, pas skemës mbështetëse për naftë falas, nga e cila përfituan 20 mijë e 561 fermerë nga çdo cep i Shqipërisë.
Skema mbështetëse për fermerët 2021 në bujqësi dhe blegtori përfshin 9 masa të drejtpërdrejta për fermerët, që mbajnë të imta apo gjedhë. Përmes kësaj skeme fermerët do të përfitojnë mbështetje financiare për krerë të imta, për të rritur sipërfaqet e serave, për të zëvendësuar plastmasën për serat diellore dhe serat e vogla, për të rritur prodhimin e bimëve medicinale apo për të zhvilluar turizmin rural.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.