Mbi 222 milionë euro për rimëkëmbje e Kosovës, këto janë 15 masat e Programit

18/01/2021 11:00 AM 0 komente

Qeveria në detyrë e Kosovës, këtë javë do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua të premten nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Në këto masa përfshihen ndihma për sektorin privat, shëndetësor dhe skema sociale. Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 do të jetë 222 milionë e 400 mijë euro.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka treguar se Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021m prej 222 milionë e 400 mijë euro.

Hoti ka njoftuar se në këtë program janë përfshirë vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale.

“Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)”.

Shefi në detyrë ë i Qeverisë së Kosovës ka treguar në detaje se si do t ë ndahen këto para.

“Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen, 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit, Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi, vazhdimi i Shtesave në Polici, dyfishimi i Asistencës Sociale, Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro”, ka treguar Hoti.

Hoti ka treguar se do të ndahen edhe 1 milion euro për programe të veçanta që përmirësojnë pozitën e gruas në shoqëri.

“Program i veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas, në shumë prej 1 milion euro. Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 milionë shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera. 11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë 12 milionë euro. Ministrinë e Tregtisë kemi ndarë 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomisë”, potencoi ai.

Tutje, Hoti tha se komunat do të ndihmohen me 7 milionë euro për të menaxhuar pandeminë.

Vlera më e madhe, prej 50 milionë eurosh është ndarë për sektorin e Shëndetësisë, 40 milionë euro për blerjen e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 dhe 10 milionë euro për blerjen e aparateve të tjera mjekësore për menaxhim të pandemisë.

Më shumë se 45 milionë euro janë ndarë për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, 12 milionë euro për sektorin e Bujqësisë, 11 milionë euro shtesa në pagë për sektorin që bart barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Ndërsa, tre milionë euro janë ndarë për subvencionimin e sektorëve të prekur nga vendimet e Qeverisë për ndalimin e aktiviteteve (gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe të ngjashme).

Me këtë vendim janë rritur për 30 euro edhe skemat pensionale për individët që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj. Kjo rritje do të vlejë për tre muajit e ardhshëm. Kurse, vlera e skemave sociale është dyfishuar.

15 masat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Qeveria në detyrë e Kosovës, të premten njoftoi se janë aprovuar 15 masat për zbatimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej 222.4 milionë eurosh për sektorë të ndryshëm në emër të rimëkëmbjes ekonomike.

Këto janë masat e prezantuara:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla.

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21.

Masa e tretë: 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore.

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri.

Masa e pestë: 50 milionë euro për Shëndetësinë, 40 milionë euro për sigurimin e vaksinës antiCovid.

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë.

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë.

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shumë do të shpërndahet sa më parë që është e mundshme.

Masa e dhjetë: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.

Masa e njëmbëdhjetë: Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e dymbëdhjetë: 21 milionë euro për ndërmarrjet publike.

Masa e trembëdhjetë: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Masa e katërmbëdhjetë: Një milion euro për Ministrin e Zhvillimit Rajonal.

Masa e pesëmbëdhjete: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7.5 milionë euro

Vlera prej më se 200 milionë eurosh është në kuadër Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, për ndihmë direkte financiare për bizneset të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Ky ligj është miratuar më 4 dhjetor 2020 në Kuvendin e Kosovës, porse ekzekutimi i mjeteve ka qenë i pamundur deri në miratimin e buxhetit të Kosovës, i cili është votuar më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Mbajtja e zgjedhjeve më 14 shkurt në Kosovë pason publikimin e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte bërë në mënyrë jokushtetuse. Kjo për shkak se për Qeverinë Hoti kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të formës së prerë, për veprën penale “mashtrim me subvencione” me dënim prej më shumë se një viti.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of