Mbi 25 mijë familje në Kosovë morën afro 6 milionë euro ndihma sociale

04/03/2021 11:50 AM 0 komente

Fiks 25 mijë e 678 familje me gjithsej 103 mijë e 303 anëtarë kanë përfituar ndihma sociale në Kosovë gjatë janarit të këtij viti. Shuma e parave që ketë familje kanë marrë është mbi 5 milionë euro.

Mbi 5 milionë e 404 mijë euro janë shpërndarë nga buxheti i shtetit vetëm gjatë muajit janarit të këtij viti në emër të ndihmave sociale për familjet skamnore në Kosovë.

E numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo ndihmë gjatë janarit ishte 25 mijë e 678 familje me gjithsej 103 mijë e 303 anëtarë.

Komuna e cila për vite me radhë vazhdon të mbetet e para për nga numri më i madh i familjeve që janë të varura nga ndihmat sociale në vend është komuna e Mitrovicës, e cila këtë muaj ka pasur të regjistruara 2 mijë e 339 familje si raste sociale, me 9 mijë e 922 anëtarë, që përbëjnë 9.6% të totalit të numrit të anëtarëve përfitues nga kjo ndihmë në Kosovë.

Shuma e mjeteve që është ndarë për këto familje të Mitrovicës ishte mbi 511 mijë euro apo 9.46% e shumës totale.

Pas Mitrovicës, rajoni i Prishtinës ka më së shumti familje nën asistencë sociale. Kjo komunë gjatë janarit ka pasur gjithsej 6 mijë e 109 familje në skemën e ndihmave sociale me 25 mijë e 246 anëtarë, dhe mjetet e shpërndara për ta ishin në shumën e 1 milionë e 304 mijë eurove.

Më pas vjen rajoni i Ferizajt me 3 mijë e 933 familje nën këtë skemë, me 16 mijë e 620 anëtarë familjesh. Për këto familje nga ky rajon janë shpërndarë 845 mijë e 995 euro.

Peja po ashtu ka pasur 2 mijë e 666 familje në asistencë me gjithsej 10 mijë e 771 anëtarë, dhe me një shumë prej 564 mijë e 675 eurove të ndara për ta. Pastaj vjen rajoni i Prizrenit, Gjilanit dhe Gjakova me më së paku familje në Skemën e rasteve sociale.

Konstatojmë se nga 25.678 bartës të lëndës/familje që ishin në muajin janar 2021 përfitues të Skemës së Ndihmës Sociale, 16.947 bartës të lëndës apo 65.77% janë meshkuj ndërsa 8.821 bartës të lëndës apo 34.23% janë femra.

“Pra, numri i bartësve meshkuj është më i madh për 8.126 bartës apo 31.54% në krahasim me numrin e bartësve femra. Ndërsa sa i përketë gjinisë së anëtarëve të familjes, konstojmë së nga 103.3031 anëtarët e familjes, 50.148 apo 48.54% janë meshkuj ndërsa 53.155 apo 51.46% janë femra. Pra, tek anëtarët e familjes kemi një përfshirje më të madhe të femrave për 3.007 anëtarë apo 2.91% në krahasim me anëtarët meshkuj”.

Kurse, numrin dhe përqindjen më të madhe të familjeve dhe anëtarëve të familjes, përfituese të ndihmës sociale, e përbëjnë familjet/banorët shqiptarë, me gjithsej 19.553 familje apo 75.88% dhe me 81.243 anëtarë të familjes apo 78.68%, pastaj vijnë familjet serbe me 2.688 familje apo 10.43%.

“Pra, familjet jo shqiptare në Skemën e Ndihmës Sociale marrin pjesë me 6.070 familje apo me 23.56% (2.688 apo 10.43% familje serbe dhe 3.382 apo 13.12% familje të komuniteteve tjera pakicë në Kosovë)”.

Nga gjithsej 103.303 anëtarët e familjeve në SNS, numrin dhe përqindjen më të madhe e përbëjnë grupmosha 19-65 vjeç me gjithsej 51.619 anëtarë apo 49.97%, ndërsa numrin dhe përqindjen më të vogël e përbëjnë grup-mosha mbi 65 vjeç me gjithsej 1.124 anëtarë apo 1.09%

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of