Mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës mbeten pa patentë shoferë

15/10/2019 11:25 AM 0 komente

Policia e Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar – shtator të vitit 2019 ua ka ndaluar më shumë se 5500 shoferëve të drejtën e ngasjes.

Në të njëjtën periudhë, sipas policisë, më shumë se 12 mijë shoferëve u janë vendosur pikë negative.

Sipas një njoftimi, kjo është në kuadër të vazhdimit të aktiviteteve me qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

Gjatë periudhës kohore janar – shtator 2019:

  • 5573 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
  • 12285 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

Në fund, Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, “në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi”.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of