Mbikëqyrja bankare gjatë vitit 2018 u përqëndrua më së shumti në zyrat e këmbimit valutor. Sipas Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes 2018, të prezantuar sot në Bankën e Shqipërisë, kontrollet janë bërë në drejtim të luftës ndaj informalitetit dhe pastrimit të parave.
Të dhënat e Bankës tregojnë për kontrolle në mbi 31 zyra të këmbimit të parave, nga të cilat janë revokuar 21 licensa të ushtrimit të aktivitetit.
Nga takimi në BSH bëhet me dije se, inspektimet në zyrat e kembimit valutor do të vijojnë edhe këtë vit.
Sipas raportit, prioritetet e vitit 2019 përfshijnë:
• Rreziku i kredisë me fokus kreditë me probleme dhe futja në fuqi e kuadrit rregullativ për trajtimin e huamarrësve të përbashkët në vështirësi financiare;
• Vëmendje procesit të miratimit të ndryshimeve strukturore të njoftuara si dhe monitorimin e kryerjen e mbikëqyrjes së tyre nga afër;
• Raporti i Përputhshmërisë (Screening Report) me Acquis Communautaire;
• Përafrimi i kuadrit rregullativ me Bazel III;
• Plotësimi i rekomandimeve të Komitetit Moneyval;
• Konsolidimi i sistemit bankar;
• Procesi i Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës mbi prezantim për herë të parë nga bankat në vitin 2018 të vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit
▪ Përmbyllje e procesit të rishikimit të manualit mbikëqyrës duke e përditësuar me çështje të qeverisjes korporative;
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.