Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, njoftoi se gjatë vitit të shkuar, ka kryer 1526 inspektime për garantimin e mallrave të sigurta në treg, por jo vetëm e limituar në produkte.
Në raportimin e fundit të bërë të ditur nga institucioni, vitin e shkuar, është vendosur vëmendja edhe te shkeljet në fushën e pronësisë intelektuale, si konflikte marke apo mosrespektim të drejte autori.
Për sigurinë e produkteve:
- 38 inspektime në lidhje me sigurinë e makinerive,
- 412 inspektime për sigurinë e ashensorëve dhe janë marrë 281 masa administrative,
- 49 inspektime për sigurinë e lodrave dhe janë marrë 15 masa administrative,
- 27 inspektime për detergjentët,
- 19 inspektime për tekstil/këpucë dhe janë marrë 3 masa administrative,
- 21 inspektime për mbrojtjen konsumatore dhe janë marrë 2 masa administrative,
- 21 inspektime për sigurinë e përgjithshme,
- 70 inspektime për sigurinë e produkteve elektrike dhe janë marrë
- 15 masa administrative, janë bllokuar 28 produkte (2000 njësi në total),
- 328 inspektime për produktet e parapaketuara dhe është marrë një masë administrative,
- 145 inspektime për instrumentet matëse dhe janë marrë 3 masa administrative.
Për mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Intelektuale:
- 384 inspektime për respektimin e të drejtave të autorit nga të cilat 28 janë përmbyllur me masa administrative,
- 12 inspektime për respektimin e të drejtave mbi markat tregtare nga të cilat janë vendosur 8 masa administrative.
ISHMT, si pjesë e Njësisë Operacionale gjatë pandemisë vitin e shkuar, ka kryer inspektime në subjektet që janë lejuar sipas protokolleve përkatëse të ushtrojnë aktivitet në Qarkun e Tiranës. Inspektimet kanë përfshirë kategoritë të subjekteve që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve joushqimore, ushqimore dhe shërbimeve të ndryshme. / D. Hyka
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.