Mbipopullimi nga turistët po kthehet në një prej problemeve kryesore të ditëve të sotme.
Si pasojë, Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll për një ditë, pasi autoritetet përkatëse e kishin të pamundur të menaxhonin turmat gjigante me turistë.
Në Himalaje, për shkak te numrit të madh të turistëve është rritur edhe numri i incidenteve, shumica e të cilave fatkeqësisht kanë rezultuar edhe vdekjeprurëse.
Në qytete të ndrysme anembanë botës, nga Barcelona në Bali, mbipopullimi nga turistët është kthyer në një prej çështjeve më problematike dhe shqetësuese.
Numri i turistëve që vizituan Muzeun e Luvrit këtë të hënë ishte aq i madh, saqë autoritetet u detyruan ta mbyllnin, sepse menaxhimi i njerëzve ishte i papërballueshëm.
Shteti i Kalifornisë ka marrë masa parandaluese ndaj dëmeve që mund të bëjnë turmat gjigante të turistëvë, nismë që u mor menjëherë pas ndikimit negativ që patën turmat me turistë në liqenin Elsinore.