Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut mbahet më 25 janar

21/12/2020 2:20 PM 0 komente

Mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.

Ajo ka thënë se në funksion të përgatitjes së këtij takimi janë takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Balaj-Halimi  ka thënë se është diskutuar për të gjitha temat për të cilat do të bisedohet në këtë mbledhje, marrëveshjet që kanë ngecur dhe marrëveshjet e reja që do të nënshkruhen.

Balaj-Halimi ka thënë se palës së Maqedonisë i kanë dhënë një listë me 20 marrëveshje dhe komentet lidhur me to.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of