Bordi I Transparencës, në mbledhjen e fundit ka mbajtur të pandryshuar çmimin tavan të tregtimit me pakicë të naftës, në 240 lekë.
Ndërsa benzina ka shënuar një rënie të ndjeshme nga 233 lekë për litër në 221 lekë për litër.
Gazi ka mbetur në 81 lekë për litër.
Çmimet e naftës në bursa kanë shënuar rënie ditët e fundi, por kjo nuk është reflektuar ende në tregun vendas.
Sipas “S&P Global Platts”, treguesi Platss, që është referenca me të cilën punojnë importuesit shqiptarë dhe që merret si bazë nga Bordi i transparencës për llogaritjen e çmimit, ishte në 3 korrik 1,181 dollarë për ton. Ndonëse në rritje të lehtë me një ditë më parë, në raport me fundin e qershorit treguesi është ulur me rreth 100 dollarë për ton, apo me 8.3%.
Ndërsa në tregun vendas, çmimi me pakicë i naftës, i cili që prej fillimit të marsit caktohet nga Bordi i Transparencës ka mbetur në nivelin e 240 lekë për litër, që nga data 8 korrik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.