Mbretëria e Bashkuar parashikon hapjen totale në qershor

22/02/2021 5:34 PM 0 komente

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u zotua të rihapë dyqanet e Anglisë dhe aktivitetet në ambiente të hapura nga mesi i prillit, ndërsa deklaroi qëllimin e tij për të hapur plotësisht ekonominë nga 21 qershor.

Në një deklaratë për Parlamentin, Johnson përcaktoi katër hapa për të rihapur me kujdes vendin pas bllokimit të tij, duke paralajmëruar se do të duhej të kishte të paktën pesë javë ndërmjet secilës masë për të gjykuar ndikimin në infeksionet dhe vdekjet.

“Kërcënimi mbetet i konsiderueshëm,” tha Johnson. “Është po kaq e rëndësishme që ky plan të jetë i kujdesshëm, por edhe i pakthyeshëm. Duket se fundi po vjen dhe pas një viti të ashpër po i hapet rruga një pranvere dhe vere që është shumë e ndryshme dhe pakrahasimisht më e mirë për situatën që po që shohim sot. ‘

Johnson tashmë po përballet me presionin për të ecur më shpejt, pasi ekonomia përballoi recesionin e saj më të keq në më shumë se 300 vjet. Udhëzimet qeveritare duke u kërkuar njerëzve të punojnë nga shtëpia, aty ku është e mundur, do të vazhdojnë të zbatohen edhe për katër muaj të tjerë dhe ajo do rishikohet gradualisht, në linjë me rishikimin e masave të distancës sociale.

Lehtësimi i bllokimit të tretë kombëtar të Anglisë do të fillojë me rihapjen e shkollave për të gjithë nxënësit në 8 Mars, e ndjekur nga grumbullimet në ambient të hapur prej ose gjashtë personave ose dy familjeve, nga 29 Marsi.

Të paktën nga 12 prilli, do të mund të rihapen sektorë të mëdhenj të ekonomisë: dyqane jo thelbësore, parukeri dhe sallone thonjsh, atraksione në natyrë duke përfshirë kopshtet zoologjike dhe parqet tematike, palestra të brendshme dhe pishina dhe bare e restorante për shërbimin në natyrë.

Nga 17 maji do të hapen hotelet dhe shërbimi në ambientet e brendshme, si dhe kinematë.

Nga 21 qershori, mund të hapen sektorët finalë të ekonomisë, si psh klubet e natës.

Por, në mënyrë që qeveria të ecë përhapa për çdo hap, duhet të plotësohen katër kushte. Këto janë:

-Programi i vaksinave të vazhdojë me sukses

– Vaksinat të rezultojnë të efektshme në zvogëlimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve mes atyre që i kanë bërë ato

-Shkalla e infeksionit nuk rrezikon një rritje të shtrimeve në spital që do të vendosnin “presion të paqëndrueshëm” në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit

– Variantet e reja nuk ndryshojnë në thelb vlerësimin e qeverisë për rreziqet.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of