Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore, Lezha projekt pilot

25/05/2020 12:00 PM 0 komente

Shqipëria zuri vendin e parë në Europë për ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore për vitet 2011-2019, sipas raportit vjetor të Riskut Botëror i Universitetit të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria renditet në mënyrë të vazhdueshme në vendin e parë në Europë, duke zënë, për vitin 2019, vendin e 61-të në botë (UNDRR, 2019). Veçoritë e risqeve të fatkeqësive, si për shembull rreziku, ekspozimi, cenueshmëria dhe kapacitetet përballuese ndaj tyre, janë më së shumti lokal).

Në Shqipëri Bashkia Lezhë është konsideruar si më ekspozuara në vend ndaj rreziqeve natyrore për shkak të ekspozimit të lartë kryesisht ndaj përmbytjeve dhe tërmeteve.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë së bashku me PNUD në bashkëpunim me Co-PLAN dhe bashkinë Lezhë kanë rënë dakord për të zhvilluar një projekt pilot, i cili konsiston në hartimin e raportit për vlerësimin e risqeve të fatkeqësive natyrore dhe për prioritetet strategjike për zvogëlimin e riskut në Lezhë. Duke parë shumëllojshmërinë e risqeve me të cilat përballet bashkia Lezhë,

Bashkitë janë ‘porta e parë’ ku qytetarët ‘do të trokasin’ për shqetësimet e tyre për rrezikun dhe cenueshmërinë, jo vetëm sepse ato janë përgjegjëset kryesore për sigurinë e komuniteteve të tyre, por mbi të gjitha për shkak të afërsisë së komunitetit me autoritetet.

Në Shqipëri, përvoja e menaxhimit të fatkeqësive në vite, ka vënë në dukje mangësi të mëdha në nivelin vendor, ku bashkitë kanë pasur mangësi thelbësore në tërësinë e kapaciteteve të nevojshme për menaxhimin e fatkeqësive. Këto mangësi dolën në dukje sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Bashkia Lezhë përballet me një shumëllojshmëri rreziqesh e për pasojë edhe risqesh të fatkeqësive natyrore, të cilat vijnë si rrjedhojë e pozicionit të saj gjeografk. Lezha është e rrezikuar nga përmbytjet e lumenjve Drin e Mat e njëkohësisht edhe nga përmbytjet detare. Po ashtu, përshpejtimi i ndikimeve të ndryshimeve klimatike, të manifestuara me një rritje të nivelit detar dhe ndryshim të regjimit të reshjeve, rrit probabilitetin e shtimit të fatkeqësive natyrore në të ardhmen në formën e përmbytjeve.

Tërmeti i nëntorit 2019, edhe pse nuk e ka dëmtuar Lezhën në të njëjtin nivel me bashkitë e qarqeve Durrës e Tiranë, risolli në vëmendje një risk të përhershëm. Ndërkohë, risqe të tjera që vijnë nga rrëshqitja e tokës, rënia e gurëve dhe shkëmbinjve, zjarret apo bllokimi nga dëbora, edhe pse më të vogla në dëmet që shkaktojnë, janë gjithmonë prezente në territorin e bashkisë.

Në përgjithësi, Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga dukuritë sizmike. Pellgu i Mesdheut, ku ndodhet edhe Shqipëria, është pjesa më aktive në kontinentin Europian. Shumica e tërmeteve të forta ndodhin në 3 breza sizmikë të mirëpërcaktuar si, brezi Adriatiko-Jonik në buzën lindore të mikropllakës së Adrias me shtrirje veriperëndim-juglindje, brezi Peshkopi-Korçë me shtrirje veri-jug, dhe brezi tërmetor Lushnjë-Elbasan-Dibër me shtrirje veri-lindore.

Një ndër rreziqet parësore që lidhet me aktivitetin sizmik është dhe fenomeni i lëngëzimit të tokës. Ky fenomen ndodh veçanërisht në toka të dobtëa, kryesisht ranore. Ky fenomen është i paraqitshëm në zona kënetore, të cilat mund të jenë bonifkuar ose tharë. Si rezultat është e rëndësishme që të tregohet kujdes i veçantë në shmangien e ndërtimeve në këto zona. Veçanërisht pjesa perëndimore e bashkisë Lezhë, e shtrirë përgjatë ultësirës perëndimore është e rrezikuar nga tërmetet dhe fenomeni i lëngëzimit, ndërkohë që shumica e ndërtimeve ndodhen pikërisht.

Projektin e nisur nga PNUD, Co-PLAN dhe Bashkia Lezhë për hartimin e një vlerësimi, strategjie dhe plani për mbrojtjen civile dhe reduktimin e riskut të fatkeqësive është në fazën e mbledhjes së të dhënave në terren për të evidentuar rreziqet natyrore. Pas do të formulohet strategji për mbrojtjen nga këto rreziqe dhe përgjegjësitë për palët.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of