Mbyllja e dytë e Shqipërisë? Rama: Asgjë nuk është jashtë parashikimeve; Testet e privatit nuk deklarohen në shifrat publike

03/11/2020 12:06 PM 0 komente

Kryeministri Edi Rama deklaroi se asgjë nuk është jashtë parashikimeve për një mbyllje të pjesshme të ekonomisë.

“Rritja e numrave ishte e parashikuar. Kemi një strategji për vjeshtë -dimër dhe ministrja ka folur pa pushim për rrezikun e një vale të dytë, për shkak të relaksimit dhe marrjes lehtë pas kalimit të fazës kur dukej që gjerat po shkonin drejt normalitetit. Por kjo nuk është e vërtetë.  Spitalet janë larg të qenit në kolaps. Para pak ditësh u hap Covid 3 dhe është gati spitali Covid 4 dhe pret të hyjë në sistem të kujdesit të atyre që kanë nevojë të shtrohen”.

Kryeministri sqaroi se testet e kryera nga privati nuk deklarohen në shifrat publike, ndërsa lajmëroi nisjen e testimeve të shpejta.

“Nga biseda me ekspertët e komitetit teknik, është e nevojshme të mësohet se testet që bëjmë në privat nuk numërohen përveçse atyre pozitive. Por numri i përgjithshëm i testeve që jepet publikut është vetëm ai i bëra në institucionet publike. Nuk kemi teste të shpejta, jo se nuk i gjenim dot, por kështu është sugjeruar nga ekspertët. Ato do të hyjnë së shpejti në proces, siç ndodh jashtë që deklarohen testet e shpejta. Thënë të gjitha këto unë kam besim të madh te ekspertët dhe bëjmë ato që ata sugjerojnë.

Në këtë betejë të gjithë e shohim se nuk ka gjë të shkruara në gur. Ekspertët në botë më herët thanë se maska nuk bën punë, pastaj duhej përdorur në ambiente të mbyllura. Pra edhe qasja e tyre evoluon”.

Aktualisht në vend kryhen rreth 1,260 testime në ditë larg standardit të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për numrin e testimeve që duhet të kryhen nga vendet e BE-së.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of