Në rast se kufijtë mbyllen për shkak të krizës së refugjatëve një veprim i tillë nuk do të kalojë pa kosto, dhe vetëm Gjermanisë mund t‘i kushtojë 10 miliardë euro, sikundër ka paralajmëruar Dhoma e Tregtisë në Gjermani.
Dhoma vijon se në fakt kontrollet nuk do të ndalin lëvizjet përtej kufijve, por do e rëndojnë shumë, duke çuar në rritjen e kostove dhe udhëtimeve të panevojshme të shtrenjta të furnizimit të mallrave,.
Industria e logjistikës në vend paralajmëroi kohët e fundit se kontrollet kufitare tashmë i kanë shkaktuar ekonomisë gjermane 40.000 euro humbje në ditë.
Ekspertët thonë se shumë shoferë duhet të përpiqen të planifikojnë udhëtimet e tyre në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë, për të shmangur bllokimet e trafikut, kjo nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme.
Përvec ndikimit që kanë në ekonomi kontrollet kufitare ndikojnë edhe te qytetarët e zakonshëm, ndërsa në Bashkimin Evropian krijohet pasiguri për gati 1,1 milion njerëz që çdo ditë kalojnë kufirin në rrugën e tyre për të punuar.