“Në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do të publikohet renditja e sportistëve më të paguar të vitit. Cristiano Ronaldo ishte në vend të parë vitin e kaluar, ndërsa unë i 24-ti. Po i 24-ti dhe fitimet e mia arritën 24 milionë dollarë”.
Conor McGregor, 29 vjeç, kampioni irlandez në artet marciale dhe protagonist së bashku me kampionin në fuqi në boks, Floyd Mayweather Jr., në ndeshjen “The Money Fight”, më 26 gushtin e vitit të kaluar në Nevada, sfidon Cristiano Ronaldon.
Nuk bëhet fjalë për një sfidë në ring. McGregor sfidon yllin e Realit të Madridit dhe futbollit portugez nga pikëpamja ekonomike.
Sipas klasifikimit të revistës amerikane Forbes, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në vitin 2016 me 93 milionë dollarë (paga tek Real Madrid plus sponsorizimet e ndryshme). I dyti në klasifikim është LeBron James (86,2 milionë dollarë), ndërsa në vend të tretë, Leo Messi, ylli i Barcelonës (80 milionë dollarë).
Klasifikimi i Forbes, viti 2016
Cristiano Ronaldo, 93 milionë $
LeBron James, 86,2 milionë $
Leo Messi, 80 milionë $
Roger Federer, 64 milionë $
Kevin Durant, 60,6 milionë $
Andreë Luck NFL, 50 milionë $
Rory McIlroy, 50 milionë $
Stephen Curry, 47,5 milionë $
James Harden, 46,6 milionë $
Lewis Hamilton, 46 milionë $
Por pikërisht “The Money Fight” vitin e kaluar mund ta ketë tronditur klasifikimin e Forbes për vitin 2017.
“Nëse gjërat do të qëndrojnë kështu siç janë, pohoi me siguri McGregor, Floyd do të jetë në vend të parë, unë në të dytin, ndërsa Ronaldo në vend të tretë. Nëse do të mundja të përballesha edhe në disa ndeshje, mund edhe të ngjitesha në vend të parë. Për momentin, ky është objektivi im: të bëhem sportisti më i paguar në vitin 2018”.