Tërmeti dhe pandemia kanë dhënë leksionet e veta për biznesin dhe ekonominë në tërësi. Nga ana tjetër këto dy ngjarje kanë diktuar sjellje dhe dëshira të reja edhe për konsumatorin. Nëse vite më parë orientimi ishte qendra, tanimë tendenca e re, ndoshta edhe si një mënyrë për t’iu larguar kaosit urban, është dëshira për të jetuar në periferi. Aktualisht zonat rezidenciale të Tiranës, larg qendrës, me pallate të ulëta dhe me pak ndotje ajri, janë më të lakmuarat nga individët. Kërkesa për këto zona është e lartë, gjë e cila ka sjellë që edhe çmimet, krahasuar me një vit më parë, të jenë rreth 20% më shtrenjtë.
Pandemia rriti edhe më tepër kërkesën e individëve për të jetuar në zona me ajër të pastër dhe veçanërisht pranë liqenit artificial të Tiranës, zonë e cila ka edhe çmimet më të kripura në kryeqytet. Por kush po blen apartamente banimi sot në Tiranë me këto çmime të larta? [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.