Më pak të diplomuar në arsimin e lartë, 28.4% e studentëve u diplomuan në biznes e ligje

15/05/2019 12:02 PM 0 komente

Në vitin 2018 u diplomuan nga universitetet shqiptare më pak studentë. Sipas statistikave të INSTAT janë diplomuar në arsimin e lartë 34.331 studentë, ose 3,0 % më pak se në vitin 2017.

Të diplomuarit në programet Bachelor përbëjnë 58,6% të studentëve të diplomuar gjithsej.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentët në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 28,4%.

Më pas janë të diplomuarit në fushën e shëndetit dhe mirëqenies me 14%, ndjekur nga shkencat sociale, gazetari dhe informacion ku u diplomuan 10.3% e totalit, 10.2% në arte dhe shkenca humane, 9.7% në arsim.

Përqindje më e ulët e të diplomuarve është shënuar në degët inxhinieri, prodhim dhe ndërtim, të cilët përbënin 9.6% të totalit, pasuar nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit me 6.8%. Përqindje të ulët të diplomuarve kanë pasur edhe shkencat natyrore, matematika dhe statistika me 4.3% e të diplomuarve.

Ndonëse është një sektor me peshë në ekonominë shqiptare, 4% e të diplomuarve morën një diplomë në bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari.

 

Në Shqipëri, gratë me shkollë të lartë

Ndër të diplomuarit e këtij viti, 63,3% janë gra dhe 36,7% janë burra. Në vitin 2018, gratë dhe burrat e diplomuar sipas fushave të studimit, mbajnë përqindje të ndryshme ndër të diplomuarit gjithsej.

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë gratë janë “Shëndet dhe mirëqenie” me 78,9%, ndjekur nga “Arsim” me 77,7% dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” me 74,2%. Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë burrat janë “Shërbime” me 71,1%, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 61,7 %, dhe “Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit” me 56,3 %.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of