Më shumë dhembshuri në punë, për të qenë i suksesshëm

08/02/2021 4:58 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Në harkun e një viti, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, ka qenë një revolucion i vërtetë në botën e punës. Përveç aspekteve negative (humbja e mijëra vendeve të punës, përshpejtimi i smart working…) është zhvilluar edhe një mënyrë më e “butë”, më e kujdesshme.

Shumë kompani janë përpjekur, nëpërmjet pyetësorëve dhe takimeve virtuale, të kuptojnë se si bashkëpunëtorët dhe punonjësit po përballeshin me këtë periudhë kaq komplekse, në kuptimin me më shumë “dhembshuri” krahasuar me më parë.

“Dhembshuria në vendin e punës jo vetëm ndihmon në zvogëlimin e vuajtjeve të menjëhershme të njerëzve të prekur nga një traumë, por edhe të rikuperohen nga pengesat e ardhshme më shpejt dhe të forcojnë marrëdhënien me kolegët dhe me vetë” kompaninë”, shpjegon Carlo Rinaldi, drejtues i Marketing e Comunicazione i Glickon, kompani italiane e specializuar në People Analytics, kushtuar burimeve njerëzore dhe menaxhimit.

“Kur njerëzit e dinë se mund ta marrin me vete stresin, dhimbjen dhe shqetësimin e tyre në zyrë dhe të flasin hapur me kolegët apo drejtuesit, nuk duhet më të shpenzojnë energji duke u përpjekur ta injorojnë apo ta shtypin atë dhe mund t’i kthehen punës më lehtë dhe me më shumë efikasitet. Kjo krijon edhe një rreth pozitiv mes njerëzve, pasi kthimi në një rutinë mund të jetë shërues në vetvete. Dëgjimi me dhembshuri çon në një udhëheqje më njerëzore, i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive”.

Për këtë, Glickon ka zhvilluar atë që ata e quajnë Sentiment Analysis, një tërësi teknikash (sondazhesh, analiza tekstesh, pyetësorësh…) që përdoren për të përcaktuar ndjenjën e një individi, në rastin specifik, të një punonjësi. Falë disa mjeteve diagnostikuese mund të zbulohet menjëherë gjendja shpirtërore e njerëzve në kompani dhe të parashikohen dhe ndryshohen disa vendime.

Pesë hapa për të ndryshuar konkretisht “humorin” e një kompanie

Ofrojuni ndihmë atyre që kanë një afat të afërt

Nëse ndihmoni një koleg në një kohë të vështirë, kjo do t’i bëjë ata të ndiejnë afërsinë dhe mbështetjen e kompanisë, veçanërisht nëse ndihma vjen nga një epror – do t’i bëjë ata të ndihen më mirë.

Përgëzoni publikisht

Vlerësimi i dikujt publikisht është një nga mënyrat më të mira për të rritur moralin. Është një stimul i madh për të përmirësuar ekipin dhe për t’i bërë njerëzit të ndihen të çmuar për kompaninë.

Monitoroni nivelin e stresit

Shpesh, vetëm duke pyetur “si jeni” mund të ndihmojë – por është edhe më mirë nëse bëni pyetje të vazhdueshme për situatën, për të treguar interes real në mirëqenien e kolegëve apo vartësve. Me njerëzit që kanë vështirësi të hapen për situatën e tyre, punonjësit e Burimeve Njerëzore duhet të flasin me ta veçmas, për t’u siguruar që të gjithë punonjësit të ndihen të dëgjuar.

Kultivoni një mjedis krijues

Të punuarit nga shtëpia për një kohë të gjatë mund të bëhet e lodhshme dhe mungesa e ndarjes së momenteve mund të çojë në humbjen e kreativitetit. Për këtë arsye, një lider i mirë duhet të nxisë ‘brainstorming’ (lindjen e ideve) dhe mbledhjet kreative edhe në distancë, për të ndarë projektet dhe për të diskutuar me kolegët, për të ndarë këndvështrimet dhe për t’u përballur me problemet në një tjetër perspektivë.

Organizoni aktivitete për forcimin e ekipit (team building) edhe në distancë

Organizimi i aktiviteteve ku njerëzit të socializohen është thelbësor për të krijuar harmoni brenda grupit dhe për t’i bërë punonjësit të ndihen pjesë e një ekipi. Nëse është e vështirë me Covid, teknologjia ndihmon edhe këtu: organizoni lojëra skuadre online, leksione joge në grup dhe aperitivë virtualë!

Burimi: Vanity Fair

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of