Video News Monitor

Me sytë nga BE për të dalë prej krizës ekonomike

19/08/2020 8:00 AM 0 komente

Zhvillimet e përditshme, përsëritja e koferencave për mbështetjen e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, firmosja e kontratave për rrugë të reja dhe situata e ndezur nga reformat politike, e kanë larguar krejtësisht vëmendjen nga lëngimi i ekonomisë. Të vetmet informacione që marrim janë shifrat rekord të të prekurve dhe viktimave. Ndërkohë që në vend është rritur papunësia dhe shumë biznese janë mbylllur, njoftimet që japin pak shpresë janë vetëm ato nga BE për donacionin prej 180 milion eurosh që do t’i jepen Shqipërisë për të përballuar pasojat e COVID.

Mbështetja monetare prej qeverisë është lënë pezull edhe në fqinjin tonë, Kosovën, ku sipas ekspertëve, fajin për këtë e kanë zhvillimet politike që kanë dominuar mbi emergjencën shëndetësore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of