Në mes të pandemisë globale, çështjet që lidhen me keqinformimin dhe fake news kanë theksuar rolin e rëndësishëm që luajnë burimet e besueshme të lajmeve në përhapjen e informacionit publik
Ndërkohë që abonimet me pagesë po përhapen gjithnjë e më shumë në faqet e lajmeve, pjesa më e madhe e lexuesve nuk janë ende të gatshëm të paguajnë për lajmet online.
Një sondazh i fundit i Reuters Institute for the Study of Journalism, në fakt, tregon se vetëm 20% e amerikanëve paguajnë për lajme dixhitale, dhe nga ata që e bëjnë këtë, pjesa më e madhe abonohen në vetëm një markë. Kjo të çon në pyetjen: për cilat lajme publiku është i gatshëm të paguajë?
Me 7.5 milionë abonime, New York Times (NYT) renditet në vendin e parë në klasifikim. Viti 2020 ishte veçanërisht i fortë për gazetën; në tremujorin e tretë 2020, NYT regjistroi të njëjtën sasi të ardhurash nga abonimet dixhitale që realizoi për të gjithë vitin 2019.
New York Times është gjerësisht më i përhapur – ka më shumë se dyfishin e numrit të abonimeve krahasuar me gazetën e dytë në renditje, Washington Post.
Megjithatë, ndërkohë që Washington Post nuk është në lartësinë e NYT, ka një numër të madh lexuesish, rreth 3 milionë abonime me pagesë, duke nisur nga tremujori i katërt 2020. E përditshmja japoneze Nikkei është në vend të parë ndër faqet e para jo në gjuhën angleze. Është gazeta më e madhe për biznes në Japoni, duke u përqendruar kryesisht te tregjet dhe financa, por mbulon edhe politikën, sportin dhe shëndetin.
Gazeta të trashëguara, cilat faqe web vijnë nga media tradicionale?
Pjesa më e madhe e faqeve web të këtij klasifikimi vjen nga media tradicionale. Për këtë arsye, kanë pasur vite të konsolidohen si burime të besueshme dhe të fitojnë lexues besnikë. Interesante është se më shumë se gjysma e faqeve të përfshira në këtë klasifikim kanë të paktën 100 vjet.
E megjithatë, disa faqe web kanë një histori më të shkurtër: 4 nga 38 prej tyre kanë më pak se 20 vjet. The Athletic është i fundit në klasifikim, i themeluar në vitin 2016. Targeti i faqes janë adhuruesit e sportit, të cilët ndiejnë mungesën e ditëve kur shkruhej për sportin në mënyrë të thelluar dhe me cilësi.
Nevoja për burime të besueshme
Në mes të pandemisë globale, çështjet që lidhen me keqinformimin dhe fake news kanë theksuar rolin e rëndësishëm që luajnë burimet e besueshme të lajmeve në përhapjen e informacionit publik.
Duke pasur parasysh këtë, do të jetë interesante të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja në konsumin e mediave dixhitale. Me marrëveshjet e pagesave që po përhapen gjithnjë e më shumë. a do të ngjiten konsumatorët në bord dhe në fund, a do të jenë më të gatshëm të paguajnë për lajmet e tyre?
Burimi: Visual Capitalist