Këtë vit në Kosovë rënia ekonomike pritet të jetë 7.2 për qind. Po ashtu gjatë vitit 2020 ka pasur rënie edhe të investimeve. Kurse, të ardhurat nga diaspora, deri në tetor të këtij viti, kanë arritur në rreth 800 milionë euro.
Pritjet e rënies ekonomike për vitin 2020 do të janë 7.2 për qind, kështu është shprehur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë konferencës së fundvitit.
Mehmeti tha se përkundër pandemisë COVID-19, sistemi bankar në vend është i shëndoshë.
“Pas një rritje të vazhdueshme ndër vite, gjatë vitit 2020 rënia ekonomike do të jetë 7.2 për qind në terma real, duke ndikuar në performancën e brendshme. Gjithashtu, ka pasur rënie të investimeve”, tha Mehmeti.
Ai tha se remitancat e pranuara nga diaspora, deri në tetor të këtij viti, ka arritur në rreth 800 milionë euro.
“Shpenzimet e jo rezidenteve gjatë vitit 2020 ishte 470 milionë euro, një rënie prej 60 për qind. Remitancat të pranuara deri në tetor 2020 ka qene 795.6 milionë euro”, u shpreh ai.
Mehmeti ka treguar se ka pasur rritje të hapjes së llogarive bankare dhe shërbimeve të e-bankingut.
“Inflacioni vjetor është 0.2 për qind. 2.26 milionë euro, një rritje prej mbi 20 për qind, po ashtu ka pasur rritje të shërbimeve të e-bankingut”, tha Mehmeti.
Guvernatori Mehmeti, tha se kanë arritur që me sukses të përmbushin objektivat, edhe përkundër sfidave me pandeminë.
Madje ai tha se sektori bankar është shndërruar në shtyllë për bizneset dhe individët që kishin nevojë
“BQK-ja ka arritur që me sukses t’i përmbush objektivat. Jo vetëm që arritëm t’i përballojmë sfidat, por edhe jemi shndërruar në shtyllë për bizneset dhe individët që kishin nevojë”.
Sipas tij, në bazë të parashikimeve rënia ekonomike këtë vit do të jetë 7.2%, kurse remitancat deri në tetor kanë shënuar rritje prej 12.9% duke mbërritur vlerën e 796.5 milionë eurove.
“Në këtë kohë të vështirë për ekonominë vlera e remitancave ishte mbi 796 milionë euro. Me rënie u karakterizua edhe importi i shërbimeve duke shënuar rënie prej 44.7%, vlera e përgjithshme e eksportit ishte 1.1 miliard. Një rritje prej 22,4% kanë pasur edhe llogarit që kanë qasje në E-Banking”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.