Nën presion nga të gjitha anët për të ndëshkuar SHBA-në për spiunazh, kancelarja gjermane Angela Merkel vijon të mbajë qëndrimin e saj.
Pasi autoritetet gjermane zbuluan dy agjentë të dyshuar amerikanë javën e kaluar, Merkel dënoi aktivitetet dhe kërkoi nga SHBA të shkarkojë shefin e stacionit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Berlin. Insistimi i saj se çështja nuk ‘minon’ statusin e SHBA si një partner i rëndësishëm tregon se ajo nuk do ta lejojë një akt të tillë të dëmtojë marrëdhëniet me presidentin Barak Obama, madje edhe duke rrezikuar zemërimin e publikut dhe kritika ndaj koalicionit të saj qeverisës.
Dy kombet i lidhin 223 milaird dollarë tregti dypalëshe, misione të përbashkëta ushtarake, bashkëpunim për inteligjencën dhe planet për të krijuar zonën më të madhe në botë të tregtisë së lirë mes SHBA dhe Evropës. Që nga zbulesat e fundit të spiunazhit në Gjermani që filluan më 4 korrik, Merkel ka sinjalizuar se ajo dëshiron të izolojë pasojat dhe të ecë përpara.