Pas rritjes së çmimeve të hoteleve në prag të finales së Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyeneoord, ka reaguar Pajtim Melani, që ka qenë drejtor i hetimit dhe Mbikëqyrjes në Autoritetin e Konkurrencës.
Ai sqaroi se çmimet janë rritur si rrjedhojë e kërkesës së lartë dhe është Booking dhe Airbnb që kanë rritur në mënyrë progresive tarifat.
Në një shënim në rrjetet sociale, Melani shkruan:
“Prej diteëh ka publikime për çmimet e rritura të hoteleve në Tiranë për shkak të kërkesës shumë të fortë për datat 24-25 Maj nga finalja e conference league, madje lexova se edhe Auroriteti i Konkurrencës ka hapur hetim me presionin për gjoba deri 10 % te xhiros.
Që të kuptojme si funksionon tregu duhet të kemi parasysh se hotelet/apartamentet e regjistruara në Booking ose AirBNB regjistrojnë një pjesë të dhomave/apartamenteve në këto aplikacione dhe çmimet lëvizin në baze të algoritmit dhe sipas kërkeses(ckickimeve) dhe sigurisht sa më shumë kërkohen dhoma/apartamente për atë datë (hotelet e mëdha nuk kane më dhoma të lira) aq më shumë rriten çmimet në mënyrë progresive nga booking ose aibnb, të cilat marrin 30-35 % të çmimit.
Ndaj s’ka sens hetimet që konkurrenca duhet t’i kryeje për pozite dominuese (asnjë hotel i vetëm nuk mund të zotërojë mbi 50 % të tregut) apo marrëveshje të ndaluar mes hoteleve dhe apartamenteve me qira që në Tirane janë me qindra e mijëra e s’ka shanse teorike të vijnë në një mendje të gjithë njëherësh e të rrisin çmimet!
Ndaj s’ka vend as për demaskime alla komuniste pse funksionon tregu sipas kërkese ofertës e as për linçim të biznesit vendas pse kërkesa për hotele dhe bileta është e jashtëzakonshme për finalen Roma~Feynord! Gjithsesi opinionet profesionale të komisionereve të Konkurrencës besoj do te ndriçonin më shumë në këtë drejtim!”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.