Sipas një eksperti të gjuhës së trupit, Melania Trump nuk ndihet aspak rehat dhe duket sikur gjatë të gjitha daljeve të saj publike është duke ecur si mbi vezë.
Qëndrimi i Presidentit të ri dhe Zonjës së Parë të shtetit amerikan ka qenë nën vëzhgimin e miliona syve dhe deri diku një formë e tillë qëndrimi e të dyve është e justifikueshme, por jo aq sa gjatë gjithë kohës të duken sikur po rrinë si mbi gjemba.
Vallëzimi i parë presidencial, i cili u hodh në të gjitha rrjetet sociale, u komentua gjatë për qëndrimin e Melanias, e cila është gjatë gjithë kohës në mënyrë false. Nuk kanë munguar edhe krahasimet ndërmjet çiftit të ri presidencial dhe çifit Obama, ku ndryshimet janë shumë të mëdha.
Sipas ekspertit të gjuhës së trupit, India Ford, i cili është marrë me qëndrimin e çiftit Trump që prej fushatës elektorale e deri në ditën e tij të inagurimit, Zonja e Parë duket sikur gjatë gjithë kohës është në pritje të aprovimit të Donald Trump për çdo hap që hedh.
Por në vazhdën e deklaratave diskriminuese të Trump-it mbi femrat, një qëndrim i tillë i Melania-s edhe mund të mirëkuptohet.
Kur ajo flet për Donald-in, duket sikur është duke recituar një vjershë të cilën nuk e ka fort përzemër për ta thënë, por është e detyruar sepse duhet ta thotë. Ajo përsërit ato që thotë Trump-i gjatë intervistave të tij duke e reklamuar sa më shumë bashkëshortin e saj.
“ Bashkëshorti im është i vërtetë. Ai është i drejtpërdrejtë. Ai gjithmonë e shpreh mendimin e tij pa dorashka. Ai i mbështet më të dobëtit dhe sidomos femrat. Ai inkurajon këdo për të realizuar ëndrrat e tyre”, shprehet ajo në pjesën më të madhe të intervistave apo daljeve të saj televizive.
Në përgjithësi, gjuha e trupit e znj. Trump kur del në publik është shumë artificiale, aq sa mund të kuptohet lehtësisht nga të gjithë. Fordi shprehet se një gjë e tillë vjen edhe si pasojë e shndërrimit në Zonjën e Parë të Shtetit dhe frikës së mos bën gabime, të cilat pastaj do të komentoheshin me siguri për shumë kohë.
Gjatë gjithë kohës, Melania duket sikur do ta kapë veten në gabim dhe prandaj ajo duket sikur është si mbi gjemba kur qëndron përkrah Trumpit./ The Independent