Sipas KESH të gjitha këto investime vijnë si nevojë e ndryshimeve në sektorin energjitik, hapjes së tregut të energjisë dhe integrimit rajonal të sistemit, çka ka vlerësuar si domosdoshmëri kërkesat për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve teknike dhe menaxhuese te shoqërisë.
“Zgjerimi i Sistemit të monitorimit hidrometeorologjik, është i domosdoshëm për të monitoruar dhe vlerësuar kushtet hidrometeorologjike në funksion të rritjes së saktësisë në parashikimin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të fenomeneve hidrometeorologjike, që do të shërbejë për të përmirësuar menaxhimin e plotave në kaskadën e lumit Drin, për të rritur sigurinë e digave, përmirësimin e operimit të kaskadës si edhe të minimizohen përmbytjet në zonën e poshtme të kaskadës së lumit Drin” thuhet në dokumente.
Kontrata që do të lidhet me operatorin privat synon realizimin e disa detyrave si furnizimi, kalibrimi dhe instalimi i 6 stacioneve të reja meteorologjike, të pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm për tu instaluar në terren. Po kështu furnizimi, kalibrimi dhe instalimi i 3 stacioneve të reja hidrometrike (nivelmatës në lumenj), të pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm për tu instaluar në terren.
E njëjta parashikon edhe transmetimin e të dhënave automatikisht me anë të modemit për sistemin GSM/GPRS/UMTS/LTE dhe integrimi i matjeve me sistemin e menaxhimit të të dhënave qe do furnizohet në këtë procedurë. Pra, të dhënat e stacioneve të reja që do të furnizohen dhe instalohen sipas kësaj kontrate, duhet të vizualizohen dhe të krijohen raporte të ndryshme në sistemin e monitorimit. Së katërti furnizimin e pjesëve rezervë për arsye të funksionimit normal të sistemit të ri, të cilat duhet të kenë të njëjtat të dhëna teknike si pajisjet që do të instalohen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.