Mënyra më e mirë për të thënë lajmet e këqija

16/05/2019 11:02 AM 0 komente

Çdo kompani kalon periudha të vështira, shkaktare për të cilën mund të jenë faktorë të ndryshëm, ku një prej më të rëndësishmëve është mënyra e komunikimit. Nëse ju do të mundoheni që të shmangni disa prej gabimeve më të shepshta që bëhen nga një numër i madh drejtuesish, atëherë ju do ta keni shumë të lehtë për të kaluar çdo periudhë të vështirë që mund të përfshijë kompaninë tuaj.

Një prej detyrave më të rëndësishme për një lider është që t’i komunikojë stafit të tij se çfarë është duke ndodhur, sidomos kur lajmet që do të komunikohen nuk janë aspak të mira.

Më poshtë do të njiheni me disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë për t’ia komunikuar lajmet e këqija stafit tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme:

Të mos e pranoni situatën

Ekzistojnë disa drejtues të cilët preferojnë të shmangin konfliktin, si një formë për të thënë se çdo gjë në kompani ecën në mënyrën më të mirë të mundshme. Por kjo është një prej mënyrave më të këqija, sepse shmangia e konflikteve nuk do të thotë që ato do të zgjidhen vetë, përkundrazi duke mos i analizuar ato mund të përkeqësohen akoma edhe më shumë. Edhe nëse kompania juaj është duke kaluar një situatë aspak të mirë, shkaktarë për të cilën mund të jenë faktorë të ndryshëm, këshillohet që një prej mënyrave më të mira në të cilën ju mund të veproni është që ju të diskutoni gjithçka me stafin tuaj. Komunikimi është një prej formave më të mira, edhe në ato raste kur ju keni për të komunikuar një lajm aspak të mirë.

Të mos jeni të drejtpërdrejtë

Ky është një prej gabimeve që bejnë një numë i madh liderash. Ata mendojnë se po tregohen të drejtpërdrejtë në momentin që po komunikojnë një mesazh, por në fakt ndodh krejt e kundërta. Kur ata duhet të komunikojnë një mesazh të caktuar, ata flasin në përgjithësi dhe është pikërisht ky gabimi që nuk i jep zgjidhje një situate të komplikuar. Këshillohet që për çdo problem me të cilin ju do të përballeni në kompaninë tuaj, t’i referoheni përsonave përkatës, por jo duke i ngarkuar ata me faj (sepse një gjë e tillë veçse do ta përkeqësonte akoma edhe më shumë situatën), por duke diskutuar dhe duke komunikuar vetë me ta për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Të mos i lini tjetrit mundësi për t’u shprehur

Ka një numër të madh liderash të cilët edhe pasi komunikojnë një lajm aspak të mirë, nuk i lënë punonjësve mundësi për t’u shprehur. Kjo është një prej mënyrave më të këqija në të cilën ju mund të veproni dhe një gjë e tillë ndodh shpesh sepse drejtuesit mundohen që ta lehtësojnë veten nga ndjesia e fajit dhe t’i evitojnë asaj stresin me të cilin mund të shoqërohet një situatë e tillë nëse fillojë diskutimet. Por nuk duhet të harroni faktin se stafi juaj kërkon sa më shumë informacion të jetë e mundur për të pranuar një ndryshim të caktuar, dhe sidomos kur bëhet fjalë për komunikimin e lajmeve aspak të mira.

Të hiqen sikur nuk po ndodh asgjë

Po, po. Ka edhe nga ata lidera të cilët edhe në situatat më të këqija që mund të jetë duke kaluar kompania e tyre sillen sikur gjithçka të jetë në rregull. Por kjo është një prej mënyrave më të këqija sepse nuk ndihmon fare në përmirësimin e saj, përkundrazi mund të çojë edhe në përkeqësimin e saj.

Liderat që veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme janë atë të cilët mbajnë përgjegjësi për situatën që po kalon kompania e tyre dhe ata lidera të cilët tregohen sa më të qartë në komunikimin e një lajmi qoftë edhe të një lajmi të keq tek punonjësit e tyre.

Burimi: The Enterpreneur

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of