Motorë më të fuqishëm dhe shpejtësi deri në 300 km/orë. Rinovim jashtë dhe brenda të dy versioneve nga kompania gjermane
Rinovimi i Mercedes-Benz E-Class sapo është prezantuar, por tashmë është koha të flasim për modelin sportiv AMG. Për ata që nuk i konsiderojnë të mjaftueshme 435 kuaj fuqi të modelit hibrid E 53, do të kenë në dispozicion modelet E 63 4Matic+ dhe E 63 S 4Matic+, që sipas traditës do të ofrohen në versionin sedan dhe wagon. Bëhet fjalë për një evolucion të modelit që po del, i rinovuar në dizajn dhe përmbajtje, por me fuqi dhe performancë të pandryshuar.
571 ose 612 kuaj fuqi dhe 300 km/orë
Arma e fortë mbetet motori. Kompania gjermane ka një V8 4.0 biturbo që siguron 571 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 750 Nm në versionin E 63, dhe 612 kuaj fuqi e moment përdredhës maksimal 850 Nm në versionin E 63 S. Të dyja janë të pajisura me kambio automatike AMG Speedshift Mct me nëntë raporte dhe traksion integral 4Matic+ me shpërndarje të ndryshueshme.
Në këtë mënyrë, makina është në gjendje të kapë 100 km/orë në një kohë nga 3.4 në 3.6 sekonda në varësi të versionit dhe karrocerisë, ndërsa konsumi në ciklin e rillogaritur Nedc ndryshon nga 11.6 në 11,9 litra/100 km dhe nga 265 në 273 g/km. Shpejtësia maksimale është e vet-kufizuar në 250 km/orë dhe shkon në 300 km/orë (290 për Wagon) në versionin S me paketën AMG Driver.
Rinovimi përfshin fenerët dhe parakolpin dhe kjo ishte një mundësi për t’i bërë versionet e AMG edhe më agresive.
Futjet përpara të ajrit janë edhe më të mëdha dhe spikasin parafangot e zgjeruara me 27 mm dhe kofano specifike e motorit, por gjithashtu nuk mungojnë as rafinimet aerodinamike.
Pjesa e brendshme ofron ndërfaqen e re digjitale të sistemit MBux me grafikë specifike AMG për funksionet Engine Data, Gear Speed Indicator, Warm-up, Set-Up, G-Meter dhe Racetimer, ndërsa përfshihet edhe timoni AMG Performance i ridizenjuar. Personalizimet mund ta bëjnë makinën edhe më ekskluzive falë paketës AMG Night dhe paketave AMG Exterior Carbon Fibre I dhe II. Gjithashtu, makina është e disponueshme edhe me nuancat e reja të grafitit gri të teknologjisë së lartë dhe blu mango të shkëlqyeshëm.
Diferencat mes E 63 dhe E 63 S
Versioni E 63 ofrohet në seri me rrotat 19 inç, pjesët e brendshme të veshura me lëkurë Nappa, sedilje sportive me shufra të integruar, pjesa qendrore me ekran 10.25 inç dhe amortizime ajri Amg Ride Control+. Ndërsa paketa “Dynamic Plus” ofrohet si opsion dhe përfshin programin e drejtimit Race, Drift Mode, sistemin e frenimit të përmirësuar dhe timonin AMG Performance.
Versioni E 63 S ofron përmbajtje teknike superiore, e arsyetuar edhe nga fuqia më e madhe e motorit. Ka rrota 20 inç, disqet e frenave të përparme 390 mm, Drift Mode për të gjitha rrotat, montimet aktive të motorit, ekrani i dyfishtë 12.3 inç, finiturat e jashtme të dedikuara, timoni Performance me kontrolle shtesë të integruara dhe veshje lëkure Nappa në kroskot.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.