MERCEDES-BENZ A 250 E

07/05/2020 2:04 PM 0 komente

Modeli i ri i kompanisë gjermane pasurohet me motor hibrid plug–in që e lejon makinën të përshkojë më shumë se 60 km me zero emetime. Po pesha e baterisë? Nuk ndikon në aftësitë e mira në rrugë

 

Platformat modulare që krijojnë skeletet e veturave moderne, prej kohësh kanë qenë guri i themelit për llogaritjen ekonomike. Këtu e ka bazën edhe mbështetja thuajse e plotë mbi komponentët bazë të modeleve të mëparshme. Po marrim si shembull modelin e ri gjerman Mercedes Classe A 250 Eq-Power, hibrid plug-in. Ai shfrytëzon arkitekturën Mfa të aplikuar që në 2011-ën për makinat me motor transveral dhe traksion në gomat e para ose integral.

Më pas është rinovuar për tu bërë makinë elektrike. Aty janë shfrytëzuar shtatë modele. Makina ka paraqitje të jashtme të mirë dhe synon shitjen te klientë të ndryshëm. Elementët e përafërta ndihen edhe te timoni, ashtu siç e tregon edhe një test i shkurtër me modelin monovolum B 250 si edhe prova e parë e crossoverit të ri GLA.

 

NJË NDRYSHIM I BUTË

Filozofia e këtij modeli Class A është e njëjtë me atë të modeleve të tjera hibrid plug-in. Janë perfekte në përdorimin elektrik në segmentin shtëpi-zyrë (në këtë rast, autonomia me zero emetim gazrash i kalon 60 km me ciklin Wltp) dhe me motorin termik të rezervuar për raste të veçanta.

Duke drejtuar një A 250 E është e vlerësueshme forca shtytëse e powertrain: 218 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 450 Nm të kombinuara, që i japin jetë një furnizimi të fortë dhe që suportohet mirë nga kambio automatike si dhe nga dopio freksioni.

Tetë marshet kanë butësi, megjithëse aktivizimi i motorit termik gjatë ecjes me modalitetin hibrid ndihet pak. Komandat tek timoni mund të përdoren në mënyrë shumë efikase për të rregulluar intensitetin e rikuperimit të energjisë. Mund të kemi një rezervë për sa i përket reagimit gjatë frenimit, që mund të ishte më i moduluar gjatë kalimit nga rigjenerativ në real.

Për sa i përket modelit A 200 me të njëjtin motor 4-cilindërsh 1,3 turbobenzinë, sistemi elektrik peshon rreth 200 kg. Por, edhe pesha më e madhe nuk e ndryshon shumë dinamikën e ecjes së makinës, e cila ngelet e zhdërvjellët edhe nëpër kthesa, aty ku vlerësohet feedback-u i sistemit të drejtimit, preciz dhe progresiv, i aftë për të kaluar mirë edhe segmente rrugore të vështira. Për më tepër ka si bonus edhe një relaks akustik gjatë ecjes në modalitetin elektrik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of