Mercedes Classe S, ndihmë për shoferin

05/04/2021 4:30 PM 0 komente

Me hapin e shtuar dhe vëmendjen e përqendruar në rreshtin e dytë, Classe S i ri i markës luksoze të Stutgartit, ka një “thirrje” për shoferin. Në heshtje absolute bashkohen puna artizanale dhe shumëllojshmëria

 

Baza e Mercedes-it të ri Classe S është futuriste. Që do të thotë realitet i shtuar dhe mundësia e mbështetjes nga drejtimi autonom i nivelit 3, që gjatë parkimit shkon në nivelin 4. Por, nëse kësaj i shtoni përmbajtjen e Maybach, ju arrini një nivel shumë të lartë.

Me pak fjalë, ne po flasim për një “mbretëreshë të vërtetë”, e cila do të jetë në shitje verën e ardhshme. Classe S i Maybach është 5.47 metra i gjatë dhe ka një hap të shtuar prej 18 cm (340 në total) krahasuar me motrën e saj të gjatë të Mercedes. Kjo përkthehet në hapësirë shtesë të rezervuar për vendet e pasme, ku duket qartë se do të ulen “shefat”. Kjo konfirmohet nga e njëjta pajisje standarde: sedilje Executive dhe “paketa e shoferit”, e cila lejon që sedilja e djathtë e parme të zhvendoset përpara.

Ndërsa me kërkesë është e mundur që të keni dyer elektrike të pasme Comfort, të cilat mund të kontrollohen nga shoferi. Në sediljet Executive keni sigurinë automatike të rripave, funksionin e masazhimit të pulpave dhe programet e ngrohjes së qafës dhe shpatullave (paketa opsionale Comfort). Një mjedis super i rehatshëm, i cili mund të bëhet edhe më i rafinuar nëse zgjidhni paketën Exclusive me lëkurë të punuar.

 

Shampanjë e freskët

Lista e pafund e aksesorëve përfshin një frigorifer të lëvizshëm me temperaturë të rregullueshme dhe gota me gur të çmuar për shampanjën. Ata që kërkojnë që pjesa e pasme të jetë First Class, kanë gjithashtu një tryezë, sistem të karikimit wireless dhe me kërkesë mund të keni edhe kufje për telefonata biznesi. Dy tavolina shumëfunksionale, të ngjashme me ato që gjenden tek avionët.

Infotainment i Classe S është MBux II me funksionin e ndihmës së brendshme që njeh drejtimin e shikimit dhe gjesteve, duke aktivizuar funksionet automatike. Për shembull, mbajtësi i rripit të sediljeve del vet nëse pasagjeri tregon se synon ta prekë.

Pajisjet e pasme multimediale janë aq të pasura po aq sa ato përpara. Me dy ekran me prekje 11,6 inç mund të lundroni në internet, ndërsa ka edhe një tabletë MBux, e cila është e përdorshme edhe jashtë makinës. Për sa i përket sigurisë, ka airbagë inovativë të pasmë (numri i përgjithshëm i airbag-ëve mund të shkojë në 18) dhe ndërhyrja e kontrollit opsional të trupit E-Active, bazuar në sistemin 48 volt, i cili ngre makinën në rast të një goditje anësore.

Izolimi i zërit është edhe më i fortë, kjo falë kompensimit aktiv të zhurmës (duke përdorur valë zanore kundër rrymës), ndërsa gomat e pajisura me elementë sigurie, ofrohen si opsion. Maybach është e pajisur me amortizatorë Airmatic dhe traksion 4×4, ndërsa me kërkesë mund të keni edhe boshtin e pasmë deri në 10 gradë. Kambio e azhurnuar 9G-Tronic për versionin 580 4Matic (me motor V8 hibrid të butë 48 V) dhe 650 4Matic me motor V12.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of