Sipas të dhënave të FIFA TMS (Transfer Matching System), të publikuara në “Inside World Football”, ndërmjetësit kanë fituar 529,3 milionë dollarë komisione në merkaton e fundit të transferimeve.
Pavarësisht se aktiviteti i agjentëve debatohet shpesh, roli i tyre në merkato mbetet ende i rëndësishëm dhe të ardhurat nga transfertat në merkato rriten vazhdimisht. Gjatë merkatos së kësaj vere, komisionet arritën në 529,3 milionë dollarë, krahasuar me 447,6 milionë të vitit të kaluar. 64,9% e këtyre komisioneve është paguar nga klubi që ka blerë lojtarin.
Gjatë periudhës së marrë në analizë janë kryer 8.746 transferime krahasuar me 8.527 vitin e kaluar, me 63% të transferimeve të kryera për më pak se 1 milion dollarë. Europa dominon me 76% të shpenzimeve nga 5 kampionatet kryesore. 47% e shumës lidhet vetëm me 50 transferime, ndërsa 48 nga 50 transferimet më të shtrenjta, janë bërë në Europë.
Burimi: Inside World Football