Nga sot, të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, që hyjnë në kategorinë e invalidëve të luftës, janë liruar nga të gjitha tatimet e shtetit.
Ministria e Financave njofton se ministri Bedri Hamza ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ MF-NR. 003/2019 për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës.
Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës”, sqaron kjo ministri përmes një komunikate për media.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.