Janë 30 qytetet më të bukura në Evropë dhe vendi i dytë i takon pikërisht Shqipërisë, me Beratin e “një mbi një dritareve” që listohen nga agjencitë japoneze të turizmit.
Në fakt është prestigjiozja britanike Telegraph e cila publikon tendencat e turistëve japonezë dhe që referon se në 30 qytete dhe fshatra të listuar gjendet vetëm një destinacion britanik Conëy, në Ëales.
Këto destinacione përbëjnë tendencat e këtij viti përzgjedhur nga 300 agjenci që janë pjesë e Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, me qëllim promovimin e turizmin në vendet e vogla të Evropës.
Vendi i parë në këtë listë nuk i takon ndonjë vendi anglez ose skocez, por qytetit Kilkenny në Irlandë pasuar nga Berati i Shqipërisë.
Në fakt lagjia Mangalem, që ndodhet në qytetin e Beratit, në Shqipëri dhe shtrihet në brigjet e lumit Osum, është një pasuri që mbrohet nga UNESCO e cila në mesjetë ka qenë qytet kufi me Perandorinë Bizantine dhe këtë e dëshmon edhe kështjella e saj.