Meshkujt nuk e durojnë dot të marrin urdhra nga një femër

22/11/2016 9:36 AM 0 komente

Nga disa studime ka dalë përfundimi se në një vend pune, ku pushteti është në duart e një femre, gjërat jo vetëm që shkojnë më mirë, por edhe marrëdhëniet mes kolegëve janë më të ekuilibruara. Shpesh një grua kërkon këshilla nga bashkëpunëtorë dhe krijon një frymë miqësore.
Por, nga ana tjetër, disa studime tregojnë të kundërtën: me një shefe në krye, pakënaqësia është e sigurt, veçanërisht me koleget e tjera.

 

Pse në punë nuk pranohet fakti që një grua të jetë në pozicion drejtues? Maskilizëm, paragjykime apo çfarë tjetër?

Për disa meshkuj, të pasurit e një gruaje në punë në pozicion drejtues apo përgjegjësie është një fyerje e madje një dizavantazh i bezdisshëm dhe përbën një problem të vërtetë. Pak rëndësi ka nëse ajo është kompetente, e aftë apo me shumë përvojë. Nëse pozicionin e drejtuesit e mban një grua, për disa persona është me të vërtetë e padurueshme dhe në rastet më ekstreme, disa japin edhe dorëheqjen. Po cilat janë motivet që si burrat edhe gratë nuk e durojnë dot mbi krye një shef të seksit femër?

Kultura maskiliste

Shpesh shkaku i pamundësisë për të toleruar një shefe femër lidhet me një kulturë maskiliste; të qenët i komanduar nga një person i seksit femër është diçka të cilën meshkujt nuk e pëlqejnë dhe kjo, jo vetëm në punë.
Vështirësia për t’u përshtatur me një grua si superiore/shefe lidhet me kulturën e shoqërisë, pasi rolet sociale tradicionale kanë caktuar figurën e mashkullit si atë që mban pushtetin. Ky koncept është ngulitur në psikologjinë e shumë meshkujve, edhe pse shoqëria është zhvilluar e ka ndryshuar.

Shefe 1Paragjykimi

Disa njerëz mendojnë se femrat nuk janë shumë të përshtatshme, veçanërisht në pozicione drejtuese. Shpesh ekziston ideja se femrat, për shkak të natyrës së tyre, nuk janë në gjendje të mbartin role udhëheqëse e nuk kanë kapacitetin dhe autoritetin e mjaftueshëm.

Modeli familjar

Një faktor që shpesh ndikon në aftësinë e meshkujve për të pranuar urdhra nga një grua është modeli familjar që kanë pasur si shembull. Shpesh familja ka një strukturë patriarkale ku figura e babait “vë” ligjet, përfaqëson rendin, rregullat dhe autoritetin. Nëse në këtë model ka pasur një figurë femërore që nuk drejton dhe nuk komandon, me shumë mundësi mashkulli do të ndihet i çorientuar kur do të duhet t’i përgjigjet drejtpërdrejt një gruaje dhe kjo i shkakton irritim, pakënaqësi.

Ndonjëherë janë vetë gratë që nuk i durojnë dot gratë e tjera

Edhe disa lloje grash nuk e durojnë dot që të komandohen nga një grua tjetër dhe preferojnë, padyshim, shefat meshkuj. Në këto raste, zakonisht hyn në lojë faktori konkurrencë dhe kjo i bën të jenë dyshuese dhe ziliqare. Gjithashtu duhet konsideruar edhe faktori neurofiziologjik pasi gratë, janë më të predispozuara që të shprehin hapur emotivitetin. Kjo mund të jetë diçka pozitive në marrëdhëniet mes femrave në të njëjtin nivel, por mund të përbëjë një dizavantazh kur marrëdhënia është asimetrike mes dy grave. Në këto raste lind një reagim i fortë dhe një menaxhim i keq i emotivitetit, në krahasim me marrëdhënien profesionale që formohet mes një burri dhe një gruaje.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of