Mos zhvlerësoni. Ky është mesazhi i thjeshtë nga qeveria daneze, Ministri i Financave të së cilës këtë javë afirmoi angazhimin e vendit të tij në një regjim ndaj monedhës fikse.
Nëse do të varej vetëm nga ai, Danimarka do të bashkohej me eurozonën menjëherë, tha Ministri i Financave Claus Hjort Frederiksen në një intervistë të martën në zyrën e tij në Kopenhagen. Ai i hedh poshtë argumentet, të tilla si ato që solli Nobel Paul Krugman, se euro i ka ‘prangosur’ ekonomitë ndaj një sistemi të ngurtë që po minon rritjen në disa pjesë të bllokut të monedhës.
‘Unë do të dëshiroja shumë të ishim pjesë e zonës së euros,’ tha ai. ‘Ka një tendencë popullore për ta lidhur krizën e borxhit të Evropës me euron, por kjo është vetëm një çështje e disa vendeve që nuk kanë pasur kontroll mbi financat e tyre. Nuk mund të thuhet se për atë që ka kaluar Europa mund të fajësohet euro. ‘