Messi dhuron 500 mijë euro në luftën kundër COVID-19, në Argjentinë

12/05/2020 7:00 PM 0 komente

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka dhuruar 500 mijë euro për të dhënë ndihmën e tij në luftën kundër koronavirusit, në Argjentinë. Këto para do të përdoren për të blerë “instrumente për mbrojtjen e personelit shëndetësor”.

Nëpërmjet fondacionit të tij, Messi i është bashkuar fushatës ‘Juntos por la Salud Argentina’ (Së bashku për shëndetin e Argjentinës, promovuar nga Fondacioni Garrahan) për të blerë pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe materiale të tjera në luftën kundër COVID-19.

“Në mesin e pajisjeve ka monitorë, respiratorë për transportin, pompa infuzioni dhe debrifilatorë. Po ashtu edhe veshje dhe elemente për mbrojtjen e personelit shëndetësor, si maska dhe veshje speciale. Një pjesë e këtyre parave do të shpenzohet për të blerë kompjuterë në mënyrë që spitalet mobilë të integrohen në rrjetin e asistencës në distancë” , tha Silvia Kassab, drejtuese ekzekutive e Fundación Garrahan.

Messi edhe më parë i ka dhuruar 500 mijë euro klinikës së spitalit në Barcelonë, gjatë pandemisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of