Meta Platforms (META.O), kompania mëmë e Facebook, tha ditën e martë, se do të shkurtojë 10,000 vende pune këtë vit, duke e bërë atë kompaninë e parë Big Tech, që njofton një raund të dytë shkarkimesh masive, ndërsa industria po përgatitet për një rënie të thellë ekonomike.
Aksionet e Meta u rritën me 6% nga lajmi. Shkurtimet e shumëpritura të vendeve të punës janë pjesë e një ristrukturimi dhe kompania do të heqë planet e punësimit për 5,000 hapje, do të anullojë projektet me prioritet më të ulët dhe do të zhdukë shtresat e menaxhimit të mesëm.
Këto shkurtime ndjekin pushimin e parë masiv të kompanisë në vjeshtë, i cili eliminoi më shumë se 11,000 vende pune, ose 13% të fuqisë punëtore të saj në atë kohë, pas dyfishimit të numrit të punonjësve në vitin 2020.
Shqetësimet për një rënie ekonomike për shkak të rritjes së normave të interesit, kanë shkaktuar një seri shkurtimesh masive të vendeve të punës në të gjith korporatat amerikane muajt e fundit.
Kompanitë teknologjike kanë udhëhequr, duke larguar më shumë se 290,000 punëtorë, që nga fillimi i vitit 2022, sipas faqes gjurmuese Layoffs.fyi.
Si është ndikuar Meta nga pushimet nga puna?
Të ardhurat për punonjës të kompanisë, arritën në tremujorin e tretë të 2022, nivelin më të ulët që nga 2017, u përmirësuan tremujorin e katërt, gjatë shpalljes së pushimeve nga puna.
Te ardhurat për punonjës
Spastrimi i punonjësve nga Meta, ka qenë një nga më të theksuarit në këtë sektor.
Përveç vështirësive të inflacionit, kompania po përballet gjithashtu me kërcënime unike për biznesin e saj kryesor të reklamave dixhitale, ndërsa shpenzon shumë në planet e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg, për të ndërtuar një metaverse futuriste.
Në një mesazh drejtuar stafit të martën, Zuckerberg tha se shumica e shkurtimeve të reja do të shpallen në dy muajt e ardhshëm, megjithëse në disa raste ato do të vazhdojnë deri në fund të vitit.
“Për pjesën më të madhe të historisë sonë, ne pamë rritje të shpejtë të të ardhurave vit pas viti dhe kishim fondet për të investuar në shumë produkte të reja. Por viti i kaluar ishte një zgjimi modest,” shkroi Zuckerberg.
“Unë mendoj se ne duhet të përgatitemi për mundësinë, që ky realitet i ri ekonomik të vazhdojë për shumë vite.”
Zuckerberg tha se ai planifikoi të zvogëlojë më tej madhësinë e ekipit të rekrutimit, i cili tashmë ishte goditur rëndë nga pushimet nga puna në vjeshtë.
Ristrukturimet e gupit tekonlogjik do të njoftohen në fund të prillit dhe shkurtimet për grupet e biznesit do të vijnë në maj.
Meta gjithashtu do të heqë shtresa të shumta të menaxhimit dhe do t’u kërkojë shumë menaxherëve të bëhen kontribues individualë, duke eliminuar rolet jo-inxhinierike, duke automatizuar më shumë funksione dhe të paktën pjesërisht do të anulojë punën në distancë, që Zuckerberg bëri në mes të kufizimeve të pandemisë COVID-19 .
Kënaqësia e investitorëve
E para nga vala e fundit e shkurtimeve, dukej se kishte filluar edhe para njoftimit të Zuckerberg.
Të premten, Meta tha se ishte duke eksploruar “alternativa strategjike” për Kustomer, një kompani shërbimi ndaj klientit që bleu vitin e kaluar.
Ajo shpërndau gjithashtu ekipin e saj të Eksperimentimit të Produkteve të reja Skunkworks dhe ricaktoi udhëheqësin Ime Archibong, për të punuar në produktin për Messenger, sipas një memo të brendshme.
Investitorët janë bërë të kujdesshëm ndaj shpenzimeve të mëdha të Zuckerberg, pasi rritja e të ardhurave nga bizneset kryesore të Meta-s, u zvogëlua mes inflacionit të lartë dhe një tërheqjeje të reklamave dixhitale nga bumi pandemik i tregtisë elektronike.
Kompania gjithashtu ka luftuar me ndryshimet e privatësisë së udhëhequr nga Apple (AAPL.O) dhe konkurrencën për përdoruesit e rinj nga aplikacioni TikTok.
Në të njëjtën kohë, Meta ka derdhur miliarda dollarë në njësinë e saj të Reality Labs, të orientuar nga metaverse, e cila humbi 13.7 miliardë dollarë në vitin 2022, dhe ka investuar në infrastrukturë për të mbështetur përdorimin e saj të inteligjencës artificiale.
Aksionet pësuan një rritje në shkurt, kur Zuckerberg e quajti 2023-shin “Viti i Efiçencës”, me kontrolle të reja të kostos dhe 40 miliardë dollarë riblerja të aksioneve.
Zvogëlimi i fundit tregon se “sa e dëshpëruar është kompania për të kontrolluar kostot, pasi të ardhurat e saj kanë rënë,” tha analistja e Hargreaves Lansdown, Susannah Streeter.
“Realiteti virtual është një biznes i shtrenjtë, kështu që ndërsa Meta harton një rrugë përmes një mjedisi të pasigurt, duhet ta gjejë efikasitetin diku tjetër,” shtoi ajo.
Në memon e tij, Zuckerberg përmendi pak realitetin virtual dhe në vend të kësaj, theksoi fokusin e kompanisë në inteligjencwn artificiale (Artificial Intelligence, AI), duke thënë se investimi i vetëm më i madh i Metës ishte në “përparimin e AI dhe ndërtimin e saj në secilin prej produkteve tona”.
Meta ende nuk ka ofruar ndonjë produkt AI në aplikacionet e saj, edhe pse konkurentwt pwrdorin chatbot tw gjeneruar nga AI, në muajt e fundit.
Me shkurtimet e fundit, Meta pret që shpenzimet në vitin 2023 të jenë midis 86 dhe 92 miliardë dollarë, më tw ulëta se parashikimi i mëparshëm prej 89 deri në 95 miliardë dollarë. / Reuters