Metroja e Moskës është një ndër atraksionet turistike më të famshme të qytetit; nga arkitektura sovjetike tek ajo moderne, çdo stacion ka një histori dhe identitet unik.
Metroja funksionon ende ndërkohë mundësia më e mirë për ta parë stacionin simbol është online, duke qenë se lëvizjet në qytet janë ndalur në përpjekje për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Disa javë më parë, Moscow Metro Career Guidance Center njoftoi se do të ofrojë 5 aktivitete virtuale çdo ditë, nëpërmjet account-it të tij zyrtar në Instagram. Çdo mëngjes Moscow time, @profmetro publikon një program të eventeve që do të transmetohen në story-t e tyre. Programi përfshin tour arkitekturore, filmime pas kuintave të qendrave të kontrollit dhe qendrave të trajnimit dhe akses në stacione historike që janë mbyllur për shumë vite.
Pjesa më e madhe e këtyre përmbajtjeve është në rusisht, pa titra, javës tjetër do të ketë evente edhe në gjuhën angleze.
Metroja, e hapur në vitin 1935 është sistemi i gjashtë i transitit të shpejtë me më shumë pasagjerë në botë dhe i pesti në termat e gjatësisë së binarëve. Në këtë moment, metroja ka 236 stacione operative. Dhjetëra të tjera do të hapen brenda vitit 2023.
Ndër stacionet që nuk mund t’i lini kurrsesi pa vizituar është Mayakovskaya, i cili e ka marrë emrin nga një prej poetëve të shquar rusë të shekullit XX, Vladimir Mayakovsky – ai ngjan më shumë me një sallë balloje luksoze sesa me një stacion të tejmbushur me njerëz.
Mos harroni të ngrini sytë lart – do të shquani 34 mozaikë të ndryshëm të piktorit të famshëm rus Aleksandr Deineka.
Në vitin 1938, në Stacionin Ploshchad Revolyutsii, pranë Sheshit të Kuq, u vendosën 76 statuja bronzi të skulptorit socialist Matvey Manizer.
I hapur në vitin 1952, Stacioni Novoslobodskaya, është i famshëm për 32 dritaret e tij të pikturuara.
Stacioni Komsomolskaya ngjan me një pallat, dhe të sjell ndër mend stilin perandorak francez ndërthurur me estetikën sovjetike.
I përuruar në vitin 2008, Stacioni Slavyanskiy Bulvar ka një tavan me forma gjeometrike me shumë tonalitete mermeri dhe elemente Art Nouveau frymëzuar nga metroja e Parisit.
Nëse doni të eksploroni më shumë, faqja Metro 360 ju jep mundësinë të bëni një tour gjithëpërfshirës në linjën e Koltsevaya, që ka disa prej stacioneve më të bukura të qytetit dhe është kompatibël me teknologjinë VR.
Diktatura, (staliniste) paska bërë edhe gjëra të bukura e dinjitoze.
Apo jo ?