MF dhe BB diskutojnë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021

Me rastin e vizitës së Zëvendëspresidentit të Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller sot do te mbahet takimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore,
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i sfidave kryesore në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, të gjeturat e grupit të Bankës Botërore për Diagnostifikimin Sistematik të Shtetit, dhe Korniza e Partneritetit me Shtetin 2017 – 2020.
Në këtë takim do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Bankës Botërore.
Takimin e hapin Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.
/ ekonomia-ks
Komente