Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilluan aktivitetin: “Informimi i Sektorit Fason mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Vendet anëtare të Marrëveshjes CEFTA kanë negociuar Protokollin Shtesë 5, i cili synon krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregtisë.
“Ky protokoll është një përgjigje e kërkesave nga biznesi për krijimin e lehtësirave dhe eliminimin e barrierave të panevojshme në tregti, krijon një garanci shtesë për eksportuesit shqiptarë, lehtëson procedurat dhe synon thjeshtësimin e inspektimeve. Gjithashtu, mundëson reduktimin e formaliteteve të import-eksportit, shkëmbimin elektronik të të dhënave, njohjen reciproke të testeve laboratorike dhe programit të Operatorëve Ekonomikë të Miratuar, zbatimin efektiv të kontrollit të riskut, si dhe parashikon kushtet që duhet të plotësohen për dhënien e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar”, theksoi Denaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.