Do të jetë e vështirë të kalosh Michael Jordan në klasifikimin e njerëzve më të pasur në NBA. Lartësitë që ai përshkon janë mjaft larg nga ato të yjeve të tjerë të basketbollit, si LeBron James apo Kevin Durant.
Edhe për vitin 2019, “His Airness”, është njeriu më i paguar i NBA, sipas klasifikimit të Forbes, kushtuar marrëveshjeve të basketbollistëve dhe ish-basketbollistëve me sponsorët teknikë.
Merita është e “Air Jordan”, sneakers të prodhuara nga Nike së bashku me yllin e basketbollit, që janë frymëzuar pikërisht nga pseudonimi i Michael Jordan. Falë koleksioneve Air Jordan, ish-basketbollisti ka fituar këtë vit 130 milionë dollarë.
Siç shkruan Kurt Badenhausen në Forbes.com, të ardhurat globale të filialit Nike Jordan Brand arritën 3,14 miliardë dollarë në vitin fiskal që u mbyll në maj 2019, me një rritje +10% krahasuar me vitin 2018. Të ardhurat vjetore të Michael Jordan nga shitja e koleksioneve Air Jordan vlerësohen në 130 milionë dollarë (nga të ardhurat totale vjetore prej 145 milionë dollarësh).
Në vend të dytë të klasifikimit të Forbes është LeBron James, me “vetëm” 32 milionë dollarë. Siç shihet, është vështirë të arrish këto lartësi.
Kevin Durant, i cili ashtu si LeBron James, ka një marrëveshje sponsorizuese me Nike, renditet në vend të tretë (26 milionë dollarë në vitin 2019).
Në vend të katërt renditet Steph Curry, i cili ka një marrëveshje sponsorizuese me Under Armour. Adidas përfaqësohet me tre atletë në këtë klasifikim – James Harden (vendi i 6, 14 milionë dollarë); Derrick Rose (vendi i 11, 11 milionë dollarë) dhe Damian Lillard (vendi i 13, 10 milionë dollarë).
Thuajse tre të katërtat e lojtarëve të NBA veshën në fushë sezonin e kaluar atlete Nike ose Jordan sneakers. Puma është një hyrje e re, pasi e nisi aktivitetin e saj në basketboll verën e kaluar.
Klasifikimi i Forbes, 14 yjet më të pasur të NBA
1. Michael Jordan (Jordan)
$130 milionë
2. LeBron James (Nike)
$32 milionë
3. Kevin Durant (Nike)
$26 milionë
4. Stephen Curry (Under Armour)
$20 milionë
5. Kobe Bryant (Nike)
$16 milionë
6. James Harden (Adidas)
$14 milionë
7. Zion Williamson (Jordan)
$13 milionë
8. Dwyane Wade (Li-Ning)
$12 milionë
9. Russell Westbrook (Jordan)
$12 milionë
10. Kyrie Irving (Nike)
$11 milionë
11. Derrick Rose (Adidas)
$11 milionë
12. Giannis Antetokounmpo (Nike)
$10 milionë
13. Damian Lillard (Adidas)
$10 milionë
14. Klay Thompson (Anta)
$9 milionë
Burimi: Forbes