Fytyra të reja – në disa raste edhe mungesa të shquara – tregojnë se në renditjen e përvitshme të Midas (e 18-a), po ndodh një ndryshim i madh. Midas List 2019 (https://www.forbes.com/midas/#2c5fa1f15650) është klasifikimi i investitorëve më të mirë në botë, që me ‘një prekje magjike’, po transformojnë në ar, investimet në teknologji.
Në krye të klasifikimit, është i njëjti investitor i vitit të kaluar, pranë të cilit ndodhen një numër rekord investitorësh ndërkombëtarë, veçanërisht nga Kina (21 të tillë), dhe nga gra investirore, të cilat dalëngadalë po ndryshojnë imazhin e sipërmarrësve kapitalistë të Silicon Valley.
I realizuar në bashkëpunim me TrueBridge Capital Partners, Midas List tregon se cilët janë investitorët që kanë krijuar portofola të rëndësishëm, duke vënë baste të guximshme.
Edhe këtë vit, në krye të renditjes është Neil Shen, i cili zotëron kompaninë Sequoia China. Shen mbështet shoqëritë kryesore teknologjike kineze si Alibaba dhe JD.com dhe faqen e e-commerce Pinduoduo.

Pranë tij, këtë vit, janë një numër rekord investitorësh kinezë, ndër të cilët një hyrje e re është Kathy Xu (Xu Xin). Xu është një nga 12 gratë në klasifikimin e Midas 2019. Ky është një numër rekord.
Për të krijuar listën, investitorët janë renditur në bazë të shoqërive në portofolin e tyre, që janë bërë publike ose janë blerë për të paktën 200 milionë dollarë në pesë vitet e fundit, ose kanë mbledhur fonde shtesë deri në 400 milionë dollarë apo më shumë.
Shënim: investitorët që janë pushuar nga puna apo kanë dhënë dorëheqjen nga kompania e tyre për çdo lloj sjellje të paligjshme nuk përfshihen në Midas List.
Burimi: Forbes