Elliott po përgatitet të shesë klubin e AC Milan. Dhe për të është interesuar seriozisht fondi i Lindjes së Mesme, Investcorp, me seli në Bahrejn.
Një burim që po ndjek nga afër çështjen i tha Reuters se marrëveshja për blerjen e klubit kuqezi është afër përfundimit.
Investcorp dhe Elliott, i cili e bleu Milan në vitin 2018, nuk e komentuan lajmin kur u kontaktuan nga Reuters.
Një zëdhënës i AC Milan tha vetëm se “Milan mbetet i fokusuar në përmirësimin e paraqitjeve në fushë dhe në zhvillimin e klubit”.
Investcorp, e cila mbështetet nga fondi sovran i Abu Dhabi Mubadala Investment Co., është në bisedime për blerjen e shoqërisë për 1 miliard euro (1.08 miliardë dollarë) .
Investcorp, i cili ka pas vetes fondin sovran Mubadala Investment Co, është një fond i cili menaxhon 40 miliardë dollarë. Fondi, i themeluar në vitin 1982, është i pranishëm në 13 vende, duke përfshirë SHBA, Europë, Vendet e Gjirit Persik dhe në Azi (Indi, Kinë dhe Singapor).
Fondi është i specializuar në private equity (kapital privat), pasuri të patundshme, kredi, infrastruktura etj.