Milan / Yonghong Li pranon ofertën e Commisso, por më pas ndryshon mendje

27/06/2018 2:11 PM 0 komente

E pabesueshme e gjithë sa po ndodh këto ditë te klubi i Milanit: nga hyrja e mundshme e një aksioneri të ri Rocco Commisso, tek oferta e bërë nga sipërmarrësi italo-amerikan, e refuzuar nga Yanghong Li.

Kjo pasi pronari aktual i Milan i ka gjetur 32 milionë euro që i detyrohet t’ia kthejë Fondit Elliott brenda 6 korrikut. Një ndryshim i beftë që nuk është i mirë për imazhin e klubit, si për të tashmen edhe për të ardhmen, si në fushë, edhe jashtë saj.

Piketat për marrëveshjen mes Li Yonghong e Rocco Commisso duket se ishin vendosur. Sipërmarrësi italo-amerikan zotëron edhe një skuadër tjetër New York Cosmos dhe ka si mbështetje bankën Goldman Sachs. Investitori i ri do të përfitonte 20% të aksioneve të Milan.

Por më pas vjen kthesa: Li thuhet se ka gjetur 6 milionë për t’i kthyer Fondit Elliott, por më 13 tetor duhet t’i kthejë 303 milionë plus interesat. Kjo zgjedhje i krijon jo pak probleme pronarit aktual të Milan, si nga pikëpamja sportive, edhe nga ajo ekonomike. Thuhet se investitori italo-amerikan është i xhindosur për shkak të hapit pas të papritur të Li Yonghong, dhe mund të hapet një ankand me familjen Ricketts, një tjetër blerës potencial i aksioneve.

Sipas burimeve pranë investitorit italo-amerikan, propozimi i Commisso parashikonte blerjen e 70% të aksioneve të klubit tëMilan (Li do të mbetej kështu aksioner në minorancë me 30%), mbulimin e të gjithë borxhit të presidentit kuqezi ndaj Fondit amerikan Elliott dhe 150 milionë euro që duhet të investohen menjëherë, përveçse një projekti për ndërtimin e një stadiumi në pronësi të klubit.

Ndërkohë sot, UEFA, në një komunikim në faqen e vet zyrtare, bëri të ditur vendimin për klubin e Milan për mosrespektimin e marrëveshjeve për Fair Play Financial.

Kuqezinjtë përjashtohen për një vit nga kompeticionet europiane. Trupi gjykues i Club Financial Control Body, i cili drejtohet nga José Narciso da Cunha Rodrigues, mori një vendim sa i përket rastit të klubit AC Milan për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Klubi nuk mund të marrë pjesë në kompeticionin e ardhshëm të UEFA-s për klube, në të cilin Milan do të kualifikohet në dy sezonet e ardhshme (do të përjashtohet në një kompeticion në sezonin 2018/19 apo në atë 2019/20, në rast kualifikimi).

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of